< Kontrasti i bukur - VIP - Kosova Sot
Kontrasti i bukur

Kontrasti i bukur

Më herët gjatë ditës ajo kishte treguar bukurinë e saj natyrale derisa kishte vendosur të shfaqej pa fije grimi. Por Demi Lovato kishte "ngucur" adhuruesit e shumtë duke ekspozuar gjoksin bombastik në një veshje të zbuluar teksa kishte shpërndarë një "selfie" në llogarinë në "Instagram". Bukuroshja dhe këngëtarja 25 vjeçe u duk në formë të mirë derisa po joshte kamerën që ishte një kontrast krejt tjetër në krahasim me foton paraprake, kjo pasi ishte plot me grim. Këngëtarja e "The Cool For The Summer" ishte shumë e nxehtë për këtë vjeshtë, pasi kishte dhuruar dekoltenë përvëluese. Sikur kjo mos të mjaftonte, më vonë kishte postuar edhe një foto tjetër, duke treguar barkun e saj të rrafshët.

(Kosova Sot)

2 orë e 11 minuta më parë