< Pasi ngriu vezët për mos mbetur shtatzënë, Bleona Qereti mbërrin urgjentisht në spital (Foto) - VIP - Kosova Sot
Pasi ngriu vezėt pėr mos mbetur shtatzėnė, Bleona Qereti mbėrrin urgjentisht nė spital (Foto)

Pasi ngriu vezėt pėr mos mbetur shtatzėnė, Bleona Qereti mbėrrin urgjentisht nė spital (Foto)

Bleona Qereti njihet si një ndër personazhet e cila nuk ka aspak komplekse dhe shpesh ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, detaje nga jeta e saj private. Shpesh herë ajo është parë të bëj video live teksa tregon se si kujdeset për lëkurën, make-up apo çfarëdo veprimi tjetër që mund të bëj në përditshmërinë e saj.

Mirëpo ditën e sotme ajo publikoi një video teksa tregonte se po bënte procedurën e ngrirjes së vezëve riprodhuese në trupin e femrës. Por pak orë më vonë ajo ka postuar një tjetër video teksa këtë herë shfaqet në spital.

Mesa duket kjo procedurë kërkon një trajtim specifik dhe rigoroz nga mjeku, çka e ka bërë Bleonën t’i drejtohet urgjentisht spitalit. Në video ajo duket mirë shëndetësisht teksa jep edhe një mesazh për gjithë femrat që nuk duan të bëjnë fëmijë pa gjetur partnerin ideal.

Mesazhi i saj:

“Për të gjitha vajzat që akoma nuk kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmijë, dhe ora biologjike bën “tik tak” çdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur- jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër qoftë dhe nëse nuk është babai i duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë…”.-shkruan Bleona krah postimeve duke u ndjerë mjaft e lumtur qe mjekësia i ka dhënë asaj dhe shumë femrave të tjera këtë mundësi të rrallë.

Image

 (Kosova Sot)

21 orë e 56 minuta më parë