E vërteta e largimit në Itali, flet Alketa Vejsiu

  • 11 November 2017 - 11:53
E vërteta e largimit në Itali, flet Alketa Vejsiu

Pas një fotoje në ambientet e gjigantit televiziv “Mediaset” në Itali dhe një urimi nga regjisorja Vera Grabocka, u përfol se Alketa Vejsiu do largohej nga televizionin “Klan” dhe nga Shqipëria për të nisur një aventurë të re televizive në Itali.

Mirëpo Alketa ka sqaruar me anë të një postimi në Instagram, duke thënë se nuk do ta braktisë as Shqipërinë dhe as “Klanin”.a

“Nuk do ta le as Shqiperine as Klanin! Se shpejti ne Klan vijme me nje tjeter patente ne muajin shkurt! Por premtoj qe ne rastin me te pare pertej kufijeve do ta them me shume krenari ne shqip ” Jam krenare qe jam shqiptare!”…

E kam bere ne te gjithe rrugetimin tim ne fakt qe kur isha e vogel dhe shkoja ne Greqi tek babai im emigrant; te tere mundoheshin te fshihnin identitetin; une refuzoja ta beja… Dhe kam vijuar te percoj me te mirat vlera te Shqiperise time te bukur ne cdo kend te botes me te cilin puna apo jeta me kane lidhur!

I detyrohem shume Shqiperise dhe shqiptareve qe me bene kjo qe jam!
Vazhdoj normalisht jeten ne Tirane por me nje qasje globale qe thjesht kapercen kufijte e vendit tone, por me rrenjet ne Shqiperi gjithmone, aty ku punoj dhe kam ndertuar jeten time dhe endrrat e mia… Nuk ka asgje me te bukur sesa te besosh tek endrrat dhe te kesh pasione! Perqafime te gjitheve dhe shihemi te henen tek dance with me albania”.

 (Kosova Sot)