Australiania për brazilianen

  • 17 November 2017 - 15:53
Australiania për brazilianen

Adriana Lima paraprakisht kishte bërë titujt nëpër gazeta kur kishte treguar për dietën e saj strikte nëntë ditësh me lëngje, para ngjarjes së përvitshme “Victoria's Secret Fashion Show”. Këtë të enjte, modelja nga Australia,  Victoria Lee, 25 vjeçe, e ka mbrojtur bukuroshen nga  Brazili, derisa ajo po përgatitet të ecë në pistë në Shangain e madh këtë muaj, transmeton gazeta Kosova Sot. Duke folur për “Daily Mail Australia”, bukuroshja bionde Victoria ka thënë se edhe ajo do të kishte telashe me një dietë si kjo por se ka insistuar se 'secili ka qasjen e vet'. 'Gjithsecili ka qasjen e vet. Nuk është ajo që e bëj unë' ka thënë ajo. 'Pasi kam nevojë për energji gjatë ushtrimeve, nuk besoj se do ta mbaja një dietë si ajo', thotë ajo duke qeshur.

(Kosova Sot)