Rikthehet Besa, surprizë projekti i radhës

  • 17 November 2017 - 17:02
Rikthehet Besa, surprizë projekti i radhës

Ajo vendosi që ta lërë Shqipërinë dhe të vendoset në Paris për të jetuar. Kjo ka qenë arsyeja pse ajo prej kohësh i mungonte muzikës me ndonjë produksion të ri. Madje edhe në rrjete sociale kësaj periudhe, Besa Kokëdhima nuk ka qenë shumë aktive, deri dy ditë më parë.

Ajo ka publikuar një sërë fotosh, në të cilat shfaqet në formë mjaft të mirë fizike dhe gjithashtu ka zbuluar projektin e radhës.

Besa është duke përgatitur disa këngë në versionin akustik. Nuk është hera e parë që ajo realizon diçka të tillë, pikërisht në këtë periudhë të vitit, duke kujtuar këtu që edhe në vitet e kaluara për festat e fundvitit ka realizuar albume të posaçme. Të shohim se çfarë do të sjellë këtë herë Besa.

(Kosova Sot)