‘’Elifi’’ takohet me Angelina Jolie, çfarë i lidh dy aktoret (FOTO)

  • 17 November 2017 - 20:32
‘’Elifi’’ takohet me Angelina Jolie, çfarë i lidh dy aktoret (FOTO)

Tuba Büyüküstün është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar, e njohur me emrin Elif  në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” Aktorja bukuroshe ndodhet momentalisht në Los Angeles, ku po përfaqëson momentalisht Turqinë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit të Azisë.

Por, gjatë këtij evenimenti, Tuba ka pasur nderin të takojë dhe një prej divave të kinemasë, aktoren Angelina Jolie. Dy aktoret janë takuar pas shfaqjes së filmit “First They Killed My Father”, me regji të Jolie, por sigurisht takimi nuk ka qenë rastësor. Ashtu siç dihet, Jolie njihet për aktivitetet e saj të bamirësisë e po kështu edhe Tuba, e cila është shpallur ambasadore nderi e UNICEF. Dy yjet e filmit kanë folur për kinemanë dhe përgjegjësinë sociale.

Image

 

(Kosova Sot)