Gjithë ky shkëlqim

  • 18 November 2017 - 08:15
Gjithë ky shkëlqim

Jennifer Lopez, në darkë me të dashurin pas mesnate. Jennifer Lopez ka një ton me energji. Këtë të enjte mbrëma, bukuroshja latine kishte vendosur të dilte për një darkë me të dashurin e saj Alex Rodriguez, derisa po shijojnë bukurinë e Dubait. Ajo ndodhet në Dubai për dy koncerte, e njëri prej tyre te "Air Show Gala". Ish- lojtari i bejsbollit profesionist për "Yankees", në mbishkrimin e tij të postuar ka bërë me dije si pas mesnate kishin dalë për një darkë. JLo nuk po dukej aspak e lodhur përkundër agjendës së saj të ngjeshur. Në vend të kësaj, aktorja e "Shades Of Blue" u duk e freskët me grimin e përsosur. Veshur kishte një fustan dramatik me një dukje kafazi, duke ekspozuar shumë nga lëkura e saj. 

(Kosova Sot)