Nuk e lejuan të konkurrojë në RTSH, Kastro Zizo shpërthen ashpër: Duan 2.8 mln lekë në dorë (Video)

  • 18 November 2017 - 11:51
Nuk e lejuan të konkurrojë në RTSH, Kastro Zizo shpërthen ashpër: Duan 2.8 mln lekë në dorë (Video)

Kënga e Kastro Zizos dhe Kejtlin Pjalmit nuk u lejua që të ishte pjesë e festivalit të RTSH-së, dhe këngëtari tregon se për këtë nuk ka marrë asnjë shpjegim.

Në një intervistë mbrëmjen e djeshme në “Top Show”, ai ka shpërthyer ashpër ndaj organizatorëve të Festivalit, duke thënë se ata janë mësuar me zarfe dhe se duan lekë në dorë për të të lejuar të bëhesh pjesë e garës.

“Kënga është nja vals i jetës, me lotët e nënave, grave, emigrantëve sepse doja t’ia jepja shpirtin këtyre njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor. Por këta janë mësuar me klisherat aty! Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, u shpreh ai.

 (Kosova Sot)