KËSAJ RADHE PA PESHQIR

  • 18 November 2017 - 15:05
KËSAJ RADHE PA PESHQIR

Rita Ora shkëlqen me fustanin e tejdukshëm me xixa

Ajo kishte lënë të gjithë me gojën hapur këtë të diel kur kishte marrë pjesë te "MTV EMAs", kur ishte shfaqur e veshur vetëm me një peshqir banje. Por, bukuroshja kosovare, nga Prishtina, Rita Ora, 26 vjeçe, përfundimisht e dëshmon se ka shije për modën, derisa kishte arritur te ceremonia e shpërblimeve për ngjarjen "2017 BAMBI" në Berlin të Gjermanisë, e veshur me një fustan gjysmë të tejdukshëm me xixa, që ishte koleksion nga "Zuhair Murad Couture". Me këtë rast, ajo ishte në shoqërinë e Diane Kruger, 41 vjeçe, e cila ishte veshur me një veshje dypjesëshe. Për këtë rast, floku i saj ishte i lirë dhe i ndarë në mes, derisa nga aksesorët më shumë theksoheshin vathët. 

Image

 

(Kosova Sot)