Luiz Ejlli i rikthehet muzikës pas shumë vitesh pausë

  • 18 November 2017 - 15:16
Luiz Ejlli i rikthehet muzikës pas shumë vitesh pausë

Ai njihet si këngëtari i sukseseve dhe gjithkush do të kishte vënë bast se karriera e tij do të ishte e gjatë dhe e pandërprerë. Por pikërisht atëherë kur priteshin risi, Luiz Ejlli vendosi që të largohet nga muzika.

Këngëtari që doli i dyti te “Ethet”, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion dhe që këndoi hitin “Sa e shite zemrën”, u largua nga skena në një mënyrë shumë absurde.

Por ka një lajm të mirë, Luizi po rikthehet, ai është pjesë e Festivalit të fundvitit në RTSH.

 (Kosova Sot)