Big Mama gjen të dashur!…

  • 19 November 2017 - 12:56
Big Mama gjen të dashur!…

Lajmi që Big Mama është beqare dhe në kërkim të një partneri, duket se ka marrë dhenë.

Këngëtarja nga Shkupi ka bërë me dije se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me ish partnerin dhe se është në kërkim të një djali nga Shqipëria.

Ajo së bashku me këngëtaren, Fjolla Morina dhe disa mikesha të tjera kanë ndjekur nga afër mbrëme performancat e çmendura të këngëtares, Aurela Gaçe.

Big-u ( me ftesë të Aurelës) është ngjitur në skenë dhe të dyja kanë kënduar këngën “Sajzeza”, të Elita 5 dhe Adelina Ismailit. Por pas performancës Big Mama tha me humor se, “gjeti të dashur gjatë mbrëmjes.”

Edhe pse ne nuk pamë ndonjë djalë të prishte atmosferën e vajzave bukuroshe, urojmë që Bigu mos të iki beqare nga Shqipëria.

(Kosova Sot)