Jemi 100 % LIVE!!! Video virale e Marina Vjollcës, dhe ngjarja e rëndë që i nxorri blof

  • 20 November 2017 - 15:47
Jemi 100 % LIVE!!! Video virale e Marina Vjollcës, dhe ngjarja e rëndë që i nxorri blof

Kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo u nda nga jeta mbrëmë në moshën 68-vjeçare. Lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta, bëri konfuz publikun shqiptar, që ishte duke e ndjekur nga ekrani.

Kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo u nda nga jeta mbrëmë në moshën 68-vjeçare. Lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta, bëri konfuz publikun shqiptar, që ishte duke e ndjekur nga ekrani.

Lalo ishte pjesë e jurisë në emisionin e ri të nisur në televizionin Klan, “C'est la vie”. Por ndërsa lajmi për vdekjen e tij u bë publik përmes të njohurve të tij, Aleksandër Lalo vijonte të shfaqej në ekran në emisionin që nga moderatorja Marina Vjollca, po paraqitej sikur të ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Në fakt, emisioni rezultoi të ishte i regjistruar, dhe për këtë televizioni Klan ndërpreu transmetimin menjëherë sapo u mësua ndarja nga jeta e të madhit Aleksandër Lalo.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, është kthyer në virale tashmë një video me një pjesë nga emisioni ku Marina thotë se gjithçka është 100 % LIVE.

 

(Kosova Sot)