Shokon Aurela Hoxha: Unë kam lindur pa…

  • 20 November 2017 - 22:46
Shokon Aurela Hoxha: Unë kam lindur pa…

Aurela Hoxha është gjithmonë e rezervuar kur është fjala për jetën private dhe sa herë ka pyetje të tilla në intervista, modelja e njohur përpiqet t’i anashkalojë duke lënë të kuptohet se atë pjesë nuk do ta ndajë me publikun, por do ta ruajë vetëm për vete.

Por nuk e ka lënë aspak jashtë vëmendjes së të gjithëve, përkundrazi. Duket sikur sa më hermetike është, aq më shumë kureshtje ngjall te publiku.

Shpeshherë, Aurela është bërë objekt diskutimi për linjat perfekte që, me gjasë, janë falë ndërhyrjeve estetike. Përveç ndërhyrjeve në buzë, Aurela ka thënë gjithmonë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në trupin e saj, por ja që një pjesë e ndjekësve vazhdojnë të mbeten ende skeptikë.

Sot, pas performancës në skenën e DWM, Aurela u përball me 10 pyetjet e publikut të revistës Class. Shumë prej pyetjeve pikante, ajo u ktheu përgjigje me shumë sportivitet. Kështu, pyetjes nëse beson akoma te dashuria dhe martesa, Aurela iu përgjigj: “Unë nuk e humb kurrë besimin te dashuria e vërtetë.”

Madje, në një të ardhme, pse jo, e mendon veten mami: “E mendoj shpeshherë veten mami dhe për çudi të madhe, dua të kem edhe shumë fëmijë.”

Ndërsa për pyetjen që i është bërë më shumë kohët e fundit, të cilën Aurela nuk e ka marrë seriozisht pothuajse asnjëherë, këtë herë ka një përgjigje të prerë. Aludimet e belit super të hollë kanë shkuar deri në dyshimet se mund të ketë hequr brinjë.

Natyrisht, këto hamendësime, Aurela i ka marrë gjithmonë me të qeshur, por, siç tha ajo sonte, ka filluar t’i bëhet serioze: “Është një pyetje që shpeshherë e kam kthyer me shaka, por po shoh që po bëhet serioze. Mes komenteve, lexova një vajzë që tha “pse nuk publikon foto nga fëmijëria?”.

Ja po i postoj edhe fotot kur kam qenë e vogël, 13 vjeç. Pa brinjë kam qenë edhe atëherë, kam lindur pa brinjë…” – tha Aurela duke i mbyllur një herë e mirë zërat për këtë çështje.

(Kosova Sot)