Bes Kallaku ndërroi fe për gruan, por kush e pengoi për t’u martuar në Kishë?! (foto)

  • 21 November 2017 - 12:14
Bes Kallaku ndërroi fe për gruan, por kush e pengoi për t’u martuar në Kishë?! (foto)

Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre 7-vjecare në një martesë madhështore që u mbajt në muajin shtator.

Më herët gjatë vitit aktori i njohur i humorit ndërroi fe, duke përqafuar besimin e krishterë. Ëka e dëshmoi edhe me pjesëmarrjen e tij në Famullinë e Kishës në Rragam të Shkodrës.

Image

Lajm i cili u shpërnda si virus në rrjet dhe bëri bujë.

Para dasmës së tyre, Xhensila pati thënë në një intervistë televizive: “Unë dua të martohem në kishë, ndaj dhe Besi ka ndërruar fe, i përket tashmë besimit katolik dhe dashuria jonë do të bekohet në kishë”.

Image

 

Por dasma u bë dhe mesa duket ceremonia në Kishë mungoi. Besi dhe Xhensila thanë “Po” në ceremoninë e mbajtur në altarin e martesës, pak para dasmës të mbajtur në pallatin mbretëror.

Fansat ende sot pyesin: Përse çifti nuk u kurorëzua në Kishë?