"Taman", thotë Arta (Video)
Këngëtarja e njohur kosovare Arta Bajrami ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga e re, e cila është e treta me radhë nga albumi i saj i fundit titullohet “Taman”.
Asaj i është bashkangjitur edhe klipi, që është realizuar nga produksioni “Fab3 Production”.
“Taman” vie pas dy projekteve të tjera si “Më fal oj nanë” dhe “Kno me mu”. (Kosova Sot)