Ndarja erdhi pak para dasmës, Big Mama rrëfen për herë të parë arsyet

  • 21 November 2017 - 14:40
Ndarja erdhi pak para dasmës, Big Mama rrëfen për herë të parë arsyet

Teksa të gjithë ishim në pritje të dasmës së saj, Big Mama habiti me deklaratën e saj se nuk do të kishte dasmë, pasi çifti ishte ndarë. Së fundmi, në një intervistë për një medium televiziv ajo ka folur më në fund për arsyet përse lidhja e saj e shumëpërfolur përfundoi.

“Gjithçka ka marrë fund dhe jam lidhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht… Gjithçka ka qenë në rregull por kemi qenë dy persona nga dy botë të ndryshme. Nuk ishte lidhje e shëndoshë për ardhmërinë tonë, nuk do të funksiononim mirë, prandaj vendosëm t’i jepnim fund. Ai të vazhdojë rrugën e vet, e unë në rrugën time. Ka mbaruar gjithçka, kështu që beqarët mund të më marrin në telefon!”- u shpreh ‘Big-u’, duke shtuar në fund edhe pak nota humori.

 (Kosova Sot)