Engjëllushja me krahë shumëngjyrësh

  • 21 November 2017 - 16:35
Engjëllushja me krahë shumëngjyrësh

Adriana Lima mbizotëron Shangain

Si një ndër modelet me jetëgjatësinë më të gjatë te "Victoria's Secret", nuk është befasi se është cilësuar si personi më i vlefshëm i brendit "Victoria's Secret Angel" më 2017. Dhe kështu, Adriana Lima ka mahnitur edhe kësaj radhe kur kishte dalë në veshje të tejdukshme kur u paraqit në pistën për "Victoria's Secret Fashion Show", te "Mercedes Benz Arena" në Shangai, Kinë. Modelja me rrënjë nga Brazili, 36 vjeçe, ishte më seksi se kurrë kur në pistë u shfaq me një palë krahë me ngjyra. Për kombinimin e përsosur, bukuroshja rrezatuese figurën e saj magjepsëse e kishte kombinuar me një palë sytjena të kaltër, për t'i theksuar asetet e saj bombastike. Bukuroshja që ka skalitur ballinat e "Vogue", ishte e pamundshme për mos ta dalluar, derisa kishte rënë në sy falë edhe byzylykëve dhe çizmeve deri në ijë

(Kosova Sot)