KTHIMI I BUKURISË

  • 21 November 2017 - 16:36
KTHIMI I BUKURISË

Candice Swanepoel shkëlqen me të brendshmet e ndezura

Ajo kishte munguar te ngjarja e madhe e vitit 2016, te "Victoria's Secret Fashion Show", pasi kishte vendosur të niste familjen me të dashurin e saj të kamotshëm Hermann Nicoli. Por Candice Swanepoel ishte kthyer në majën e listave dhe ishte në top formë këtë të diel, derisa ajo kishte hapur ecjen në pistë, e veshur në të brendshme në Shangai, për ngjarjen spektakolare të vitit 2017. Me linjat e saj dhe këmbët e gjata, Candice, 29 vjeçe, u duk të jetë në formë të mirë, madje më mirë se kurrë më parë. Ajo ishte veshur në të kuqe në veshjen e saj të hollë dhe një palë sytjena të ngritura. Dukjen e saj ajo e kishte përcjellë me aksesorë, me takat me ngjyrë dhe një jakë me ngjyrë ylberi. 

(Kosova Sot)