"Isha vetvetja" (FOTO)

  • 21 November 2017 - 17:57

Ajo është aktore dhe këngëtare e njohur britanike, me rrënjë nga Prishtina, e cila me paraqitje e saj te "MTV Europe Music Awards" kishte lënë të gjithë të hapur, e veshur me një mantel të larjes, derisa kokën e kishte mbuluar me një peshqir. Dhe kështu, Rita Ora, që ishte nikoqire e mbrëmjes, ka zbuluar se vendimi i saj për t'u shfaqur me një veshje të tillë ishte për t'i hequr të gjitha barrierat. Duke folur për "Confidential", gjatë qëndrimit të saj në Australi, Rita e ka pranuar se e gjithë puna ishte një shaka e thjeshtë. Duke shtuar faktin se 'askush nuk e kishte bërë këtë', Rita e ka pranuar se ajo vetëm ka dashur që të reflektojë se kush në të vërtetë është ajo.'Unë vetëm kam dashur t'ju tregoj të tjerëve se duhet të jeni vetvetja, e besoj se manteli dhe peshqiri e dëshmuan që jam vetja".

Image

 

(Kosova Sot)