E shkatërruar, me të zeza dhe pa…, shfaqet shkodranja që humbi njeriun e shtrenjtë (Foto)

  • 23 November 2017 - 12:02
E shkatërruar, me të zeza dhe pa…, shfaqet shkodranja që humbi njeriun e shtrenjtë (Foto)

Në fillim të këtij muaji ajo humbi një nga personat më të shtrenjtë.

Modelja shkodrane me famë ndërkombëtare, Angela Martini humbi një nga mikeshat e saj më të mira, e cila u nda nga jeta në moshë fare të re.

“Engjëlli im, mikja ime më e mirë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, u largua nga jeta!”, shkruante Angela ndër lot.

Gjatë javëve në vazhdim modelja e cila jeton në SHBA u shkëput pothuajse tërësisht nga rrjete sociale.

Derisa pak orë më parë ajo u shfaq tërësisht në dhimbje.

E veshur me të zeza dhe pa make-up, Angela shkruan se ka shkuar te parukieri, në përpjekje për t’ju rikthyer jetës normale pas humbjes së madhe. 

(Kosova Sot)