"Puma" e këndshme

  • 23 November 2017 - 16:57

Ajo pëlqen të ecë e sigurt në drejtimet e jetës së saj. Dhe kështu, Selena Gomez ka nevojë për një palë atlete të mira për ta bërë këtë, që i kishte ekspozuar këtë të mërkure për fushatën e saj më të re për "Puma". Këngëtarja dhe aktorja 25 vjeçe është një nga yjet e fundit që arrin marrëveshje me brendin sportiv, e lajmin e saj e kishte bërë të ditur përmes një postimit dhe fotove në llogarinë "Instagram". 'Njerëz, jam shumë e emocionuar që ta lajmëroj fushatën time të parë për "PUMA Phenom. #DoYou", ishte mbishkrimi për foton e postuar. Në këtë foto, këngëtarja shfaqet me një bluzë të shkurtë retro me ngjyrë të kuqe "Puma" dhe një pa pantallona të shkurtë të hirtë, duke treguar këmbët dhe linjat e saj trupore.

Image

 

(Kosova Sot)