Modelja më e paguar e vitit

  • 23 November 2017 - 17:43
Modelja më e paguar e vitit

Kendall Jenner ka larguar nga maja e listës Gisele-n si modelja më e paguar për të parën herë në 15 vite. Mbretëresha e pistave dhe bukuroshja e spektakleve, 22 vjeçe, kishte prirë listës së revistës "Forbes" për të parën herë, pasi këtë vit ka fituar hiq më pak se 22 milionë dollarë. Vitin e kaluar Kendall kishte fituar pak më shumë se 10 milionë në total. Gisele, 37 vjeçe, ishte bartur në vendin e dytë, duke fituar 17.5 milionë dollarë, duke u larguar nga vendi i parë në të cilin ka qëndruar që nga viti 2002. Pozitën e tretë e kompleton bukuroshja Chrissy Teigen, 31 vjeçe, e cila i bashkohet listës për të parën herë, pasi këtë vit ka fituar hiq më pak se 13.5 milionë dollarë. Motrat Gigi, 22 vjeçe, dhe Bella Hadid, 21 vjeçe, u pozicionuan në pozitën pesë dhe nëntë respektivisht.

Image

 

(Kosova Sot)