Ardit Gjebrea i rikthehet muzikës me një duet surprizë, detajet e këngës së re
Kompeticioni i ‘’Këngës Magjike’’ duket se do t’i ketë me shumicë surprizat. Ndërsa pak kohë më parë ka lajmëruar se cilët do të jenë bashkë-prezantuesit që do e shoqërojnë në netët e spektaklit, Ardit Gjebrea sot na ka njohur edhe me një detaj shumë të rëndësishëm . Arditi ka dhënë lajmin e mirë se do të kthehet në muzikë me një duet me vajzën e tij 8-vjeçare Anna. Sikundër kemi parë edhe më parë, Anna është një vogëlushe shumë e talentuar dhe ne mezi presim ta dëgjojmë duke kënduar së bashku me të atin.
Ardit Gjebrea kishte kohë që e kishte lënë pas dore muzikën, por mesa duket dashuria nuk harrohet.
”Në studion e @darkodimitrov …sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës 😉 me një duet. E me kë tjetër? Me #annagjebrea ❤ #kengamagjike2017 #PerTy. Lyrics @olticurri ” -shkruan Arditi
(Kosova Sot)