Johnny Depp tmerrues në trailerin më të ri për ‘Black Mass’

  • 30 July 2015 - 21:59
Johnny Depp tmerrues në trailerin më të ri për ‘Black Mass’

Tash e sa kohë kemi parë pamje të Johnny Depp në rolin e Whitey Bulger, një histori e vërtetë e njeriut i cili në kohë të shkurtër u bë njeriu më me ndikim në Boston.

Depp në trailerin më të ri shfaqet me të vërtetë tmerrues, i shëndrruar në një njeri të cilit çdo kush duhet t’ia ketë frikën, pikërisht çfarë ka qenë edhe personazhi që ai luan.

Në filmin ‘Black Mass’ luan edhe aktori Benedict Cumberbatch ndërsa filmi do fillojë të shfaqet më 18 shtator të këtij viti.