Po përtërihet (FOTO)

  • 03 December 2017 - 08:30
Po përtërihet (FOTO)

Gwen Stefani, me çizme të verdha deri te ijët

Ajo mahniti turmat te "Westfield London Christmas". Dhe kështu, superylli Gwen Stefani, 48 vjeçe, ka vazhduar t'i mahnitë adhuruesit e saj derisa ajo kishte arritur te "BBC Radio Two Studios" në Londër këtë të premte. Biondina e bukur ishte në kryeqytet për të promovuar këngën e saj të re festive "You Make It Feel Like Christmas", si pjesë e albumit të saj më të ri. Këngëtarja e hitit "No Doubt" e ka dëshmuar edhe kësaj radhe se ka mposhtur vitet, derisa kishte një palë çizme të verdha deri në ijë e përfundi tyre kishte një palë çorapë të bardha rrjetë. Duke rrezatuar një buzëqeshje të madhe, ajo shkëlqeu me një xhaketë të artë dhe disa zbukurime. Si zakonisht, Gwen ka treguar belin e saj të hollë dhe një rrip të zi të inspiruar nga një dragua. 

Image

 

(Kosova Sot)