Konkurrencë e fortë te “Kënga Magjike”, cilët janë më të pëlqyerit deri tani

  • 03 December 2017 - 15:59
Konkurrencë e fortë te “Kënga Magjike”, cilët janë më të pëlqyerit deri tani

Mbetet edhe një javë që “Kënga Magjike” të ngrejë siparin e një spektakli madhështor në “Pallatin e Koncerteve” për tri net me radhë. Nesër do të njihemi me këngët e fundit në konkurrim dhe më pas, jemi gati për të shijuar edicionin e 19-të të një kompeticioni të cilin, për hir të së vërtetës, të gjithë e presim me kënaqësi.

Producenti dhe moderatori i Festivalit, Ardit Gjebrea, duket se nuk ka bërë ndryshime në strukturën e Festivalit për këtë vit. U ka krijuar mundësi të rinjve që të jenë në një lloj kompeticioni me njëri-tjetrin, përballë një jurie që i gjykon dhe siç kemi parë edhe vitet e kaluara, numri i atyre që arrijnë të prekin skenën e festivalit është i vogël, ndërkohë që në natën finale mund të shkojnë një deri në dy emra të rinj.

Por le të flasim për këngëtarët “Big”, ata tashmë e kanë marrë feedback-un e publikut për këngët e tyre. Para se të kalojmë në emra konkretë, të përzgjedhur në këtë shkrim si më të pëlqyerit deri tani, duhet thënë se ajo që bie në sy këtë edicion është që ka prurje shumë të mira. Ka këngë të bukura, emra të njohur dhe zëra gjithashtu të bukur, edhe rrymat e prezantuara janë të shumëllojshme.

SI JANË VLERËSUAR KËTO KËNGË NË YOUTUBE, QË NGA SHIKIMET E DERI TE KOMENTET

Kënga më e dëgjuar deri tani është ajo e Stresit, Anxhelo Koçit dhe Flor Banës, me titull “Sa herë e don”. Kënga ka marrë gati 3 milionë klikime, duke konfirmuar kështu suksesin e radhës të “Bad boy for life”, Stresit.

Pa dyshim që kjo këngë i drejtohet një target- grupi që janë kryesisht të rinj, ata që më së shumti e ndjekin muzikën në YouTube. Nëse nuk do të kemi ndonjë surprizë gjatë kësaj jave, me siguri kjo do të jetë kënga e çmimit të internetit, nëse ekziston akoma si çmim. Një këngë shumë e veçantë është ajo e Kastro Zizos dhe Rea Nuhut, me titull “Pa faj”, me muzikë të Gramoz Kozelit dhe Kastro Zizos.

“Jeta kështu e ka, është e vështirë të jesh baba, goja ime këtë fjalë kurrë s’e tha”. – Këto janë disa nga vargjet e një kënge që mbart një mesazh të fortë, pasi trajton një temë sociale, siç është ajo e fëmijëve me prindër të divorcuar, ku gjithmonë viktima janë fëmijët. Pa dyshim që Kastro do marrë ndonjë çmim të rëndësishëm në këtë kompeticion, pasi paraqitja e tij është mjaft dinjitoze dhe profesionale.

Deri tani ka marrë 223 mijë shikime në 1 milion e 700 mijë shikime. Samanta nuk ka pasur kohë që ta popullarizojë këngën e saj “Humbur”, të kompozuar nga Kledi Bahiti, të cilën e prezantoi vetëm një javë më parë, por duket që është pritur mjaft mirë nga publiku.

Në përgjithësi baladat e dashurisë janë të pëlqyera, pasi dëgjuesi shpesh gjen veten në ato tekste, prandaj e kemi parë aq shumë të postuar në Facebook. Deri tani kënga ka marrë 230 mijë shikime në YouTube. Çiljeta gjatë gjithë karrierës së saj ka ditur si të orientojë publikun me krijimet e saj. Në verë apo në raste festash, nuk kanë munguar asnjëherë këngët ritmike dhe komerciale, por kur ka ardhur puna për paraqitjet te “Kënga Magjike”, ajo është prezantuar gjithmonë me këngë shumë profesionale. Kësaj here krijimi i Elgid Dodës “Hajmali”, ka qenë gjetja e duhur për Çiljetën, e cila tashmë ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe ndjekësit e saj presin shumë.

Kënga deri tani ka 700 mijë shikime në YouTube dhe koën të rikthehet në skenat e festivaleve shqiptare, pasi ka fituar “The voice of Italy”, ka dhënë mjaft koncerte në disa vende të Europës dhe mbi të gjitha, ka arritur të marrë nga Cocciante rolin e Esmeraldës tek opera popullore “Notre Damme de Paris”. Duhet thënë se ajo është një nga veprat më të suksesshme të viteve të fundit, ku realisht është fat të gjesh biletë një vit përpara, për ta ndjekur si spektatore. Mendoni çfarë fati është të jesh pjesë e asaj skene si personazh, fat që e ka tashmë Elhaida jonë.

Prandaj prezenca e Elhaid- ës në “Këngën Magjike” është pa dyshim një nder dhe një vlerë e shtuar në çdo aspekt. Kësaj here, nëse Elhaida merr çmimin e parë, ky do jetë një sukses të cilin ajo nuk do ta ndajë me askënd, pasi edhe muzika, ashtu si teksti, janë krijime të saj. Deri tani kënga “Ngrirë” ka 33 mijë shikime në YouTube dhe komente pozitive pa fund, jo vetëm nga shqiptarë, por edhe nga shumë vende të Europës. Por, nga ana tjetër, duhet thënë se Elhaida, kur venvërtetë të një artisteje si Fifi, e cila ka një zë të shkëlqyer, një krijim gjithashtu të bukur të Kledi Bahitit , me titull “Zhurmë”, bën vetë tekste dhe muzikë, madje në të njëjtin festival, konkurron edhe si kompozitore me këngën e Fjolla Morinës. Kënga “Zhurmë” ka marrë deri tani 2 milionë e 700 mijë klikime dhe komente pa fund, duke u konsiderur si një baladë drithëruese, e kënduar nga një këngëtare e talentuar, me një vokal të ëmbël dhe të fuqishëm në të njëjtën kohë. Pra, në këtë aspekt, duhet thënë që dueli mes Elhaid- ës dhe Fifit do të jetë mjaft i fortë.

Dhe meqë thonë se nuk ka dy pa tre, në fakt konkurrencës së fortë të dy “musketiereve” i shtohet edhe “musketierja” e tretë, Anxhela Peristeri, një këngëtare e shkëlqyer, me një ngjyrë vokale shumë të bukur dhe kur bëhet fjalë për t’u votuar nga kolegët, siç është formula te “Kënga Magjike”, me siguri Anxhela do mbledhë goxha vota, pasi në ambientet artistike njihet si një vajzë e dashur dhe jo rrallë këngëtarët kanë votuar më shumë emocionalisht, jo vetëm profesionalisht.

Gjithsesi, e parë në të dyja aspektet, nëse do të votohej masivisht Anxhela, nuk do shkaktonte asnjë çudi, pasi është një artiste profesioniste. Krijimi i Kledi Bahitit me titull “E çmendur”, deri tani ka arritur 240 mijë shikime në YouTube. Me pak fjalë, në garën e tri “musketiereve” të talentuara, shpatat janë prehur mirë, në një beteje të ethshme deri në notën e fundit. Ne u urojmë suksese të gjithëve, ndërkohë që me një çmim të parë të paparashikuar kësaj here, natyrisht që gara do të dhurojë më shumë emocione për të gjithë.

Më të suksesshmit në YouTube

1. Stresi & Anxhelo Koçi, Flor Bana “Sa herë e don” 3 000 000

2. Fifi, “Zhurmë” 2 700 000

3. Stine, “Ma more zemrën” 1 700 000

4. Çiljeta, “Hajmali” 700 000

5. Elhaida Dani, “Ngrirë” 350 000

6. Anxhela Peristeri, “E çmendur” 240 000

7. Samanta, “Humbur” 230 000

8. Kastro Zio dhe Rea Nuhu, “Pa faj”, 223 000

(Kosova Sot)