“Stupcat”, largohen përfundimisht nga... (Foto)

  • 04 December 2017 - 16:09
“Stupcat”,  largohen përfundimisht nga... (Foto)

Me batutat e tyre, ata janë bërë ndër aktorët më të dashur për publikun.

Bëhet fjalë për “Stupcat” të cilët gjithmonë me projektet e tyre bëjnë fansat për të qeshur.

Së fundmi treshja e njohur, Vedati, Osmani e Mensuri kanë udhëtuar drej Australisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Vedati përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Por, ajo që bie në sy është se “Stupcat” përmes këtij postimi kanë bërë të ditur se kanë lënë duhanin për shkak të çmimit të lartë që ka në Australi.

“Ju përshëndesim nga Gold Coast Australia e lam duhanin se 38$ ni paket”, kishte shkruar Vedati.

Natyrisht, atyre nuk iu munguan as komentet e shumta nga fansat e tyre. Njëri nga ta madje kishte thënë se mirë që në Kosovë duhani kushton dy euro.

Image

 

(Kosova Sot)