'Martesa nuk është arritja ime' (FOTO)

  • 05 December 2017 - 08:42
'Martesa nuk është arritja ime'  (FOTO)

Margot Robbie ua mbyll gojën gazetarëve

Ajo ka arritur shumë në karrierë me filmin e saj më të ri "I, Tonya", që tashmë po tërheq edhe shenjat e para të Oskarit. Dhe kështu, Margot Robbie me plot guxim ua ka mbyllur gojën gazetarëve të cilët kishin vendosur ta pyesin atë për jetën në martesë para se ta pyesin për filmin e saj më të ri. Teksa kishte folur gjatë një interviste për "Page Six", modelja dhe aktorja e bukur 27 vjeçe, thotë se do të ishte më mirë të pyetej për të arriturat e saj, pasi ajo është edhe producente e filmit. Margot është e martuar me producentin, me të cilin ishin kohë të gjatë në lidhje, Tom Ackerley. Çifti së bashku kanë bërë produksionin për filmin "I, Tonya", ku Margot shfaqet në rolin kryesor.

Image

 

(Kosova Sot)