'Kjo ishte ëndrra ime'

  • 06 December 2017 - 08:51
'Kjo ishte ëndrra ime'

Me dy dhoma gjumi, me tri banja, dritare dhe qasje panaromike në qiellin e Los Anxhelosit, i ashtuquajturi "apartamenti startues" i Kendall Jennerit do të konsiderohej nga shumica, të jetë hapi i parë. Por modelja 21 vjeçe tashmë dy herë është larguar nga ai. Vitin e kaluar ishte bartur aty (më pas ishte larguar nga aty) për një pronë që ishte e John Krasinskit dhe Emily Bluntit. Tani, me sa duket, ajo përfundimisht i ka ndarë rrugët me shtëpinë e saj fillestare, ka raportuar "WWD", duke thënë se më në fund Jenner e ka pranuar ofertën për ta shitur apartamentin, duke e shitur për 1.5 milion dollarë. Paraprakisht ajo e kishte blerë vendin për 1.3 milion, tre vjet më parë. Modelja e bukur që po fiton shumë, së fundmi e ka zbritur nga froni edhe modelen më të paguar Gisele Bündchen.

(Kosova Sot)