“Si u ndjeve që Elita të mori Bekimin dhe Gjikon”, Einxhel Shkira habit me përgjigjen

  • 07 December 2017 - 13:22
“Si u ndjeve që Elita të mori Bekimin dhe Gjikon”, Einxhel Shkira habit me përgjigjen

Einxhel Shkira, moderatorja simpatike, disa kohë më parë u përfol për një romancë me futbollistin Bekim Balajn, i cili pak kohë më vonë u komentua për një lidhje me moderatoren nga Kosova, Elita Rudi.

Në një postim në Instagram Einxhel ka shpërndarë një foto në të cilën shihen disa komente që i kanë ardhur nga fansat.

Ndër ta një ishte më pikat, ku e pyesin se si ndihet pasi Elita i ka marrë edhe Bekimin por edhe Gjikon, duke shtuar këtu edhe një “lidhje” të Shkirës me Gjikon/.

Sipas Xing thuhet se Einxhel i është përgjigjur se nuk ndjen asgjë pasi askush nuk i ka marrë asgjë.

Image

 

(Kosova Sot)