‘Kënga Magjike 2017’, zbulohet surpriza e natës finale

  • 08 December 2017 - 11:58
‘Kënga Magjike 2017’, zbulohet surpriza e natës finale

Mes batutave, këngëve të bukura e momenteve të veçanta, kanë kaluar dy netët gjysmëfinale të ‘Kënga Magjike 2017’. Të shtunën do të mbahet finalja e madhe, ku do të ketë pa diskutim shumë surpriza. Një ndër to do të jetë edhe kënga e shumëpritur mes Ardit Gjebreas dhe vogëlushes së tij, Anna. Këtë e ka zbuluar vetë Arditi në ‘Instagram’. “Po këngën tënde të re kur do e dëgjojmë?”, e pyet një . “Të shtunën”, përgjigjet Gjebrea. Tashmë të gjithë mezi po presim të shohim këtë moment kaq emocionues.

(Kosova Sot)