E përjashtuan nga finalja, Çiljeta thyen heshtjen, “degjeneron” kolegët që nuk e votuan

  • 11 December 2017 - 15:16
E përjashtuan nga finalja, Çiljeta thyen heshtjen, “degjeneron” kolegët që nuk e votuan

Kjo ishte hera e parë që ajo merr pjesë dhe nuk kualifikohet për në natën finale të “Kënga Magjike”.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka thyer sot heshtjen.

Mësohet se për revistën Class, Çiljeta ka thënë: “Jam vërtet e habitur dhe shumë e zhgënjyer nga votimi absurd i disa prej kolegëve të mi. Nuk kërkoja të më kualifikonin për miqësi, por për tërësinë e elementëve të një performancë që ishte absolutisht në standardin e një nate finale”.

Kënga “Hajmali” e Çilit edhe pse u pëlqye shumë nga publiku nuk preku dot natën finale të spektaklit të njohur muzikor. Shkak u bënë votimet e kolegëve të saj, të cilën nuk e vlerësuan me pikë aq sa ta çonin në finale Çilin.

(Kosova Sot)