Elina Duni këndon për bashkatdhetarët në Prekaz

  • 31 July 2015 - 23:28
Elina Duni këndon për bashkatdhetarët në Prekaz

Elina Duni këngëtarja e njohur e muzikës Jazz e cila vepron në Zvicër, këto ditë po qëndron në Kosovë ku është e ftuar për të përformuar në koncerte dhe manifestime të ndryshme.

Në kuadër të aktiviteteve për bashkatdhetarët të cilat janë të organizuar nga Ministria e Diasporës, Duni do të këndoj në ambientet e hapura tek Kulla e Jasharajve në Prekaz.

Përveç Elinës dhe emrave të tjerë këngëtarësh në këtë manifestim do të përformojnë disa pika vallëzimi edhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota, njofton “albinfo.ch”.

Po ashtu, këngëtarja Duni e cila më zhanrin e saj këndon në shtete të ndryshme të Evropës, është e ftuar për të interpretuar këngët e reportarit të saj edhe në festivalin e birrës në Prishtinë “Beer Fest”.

Edicioni i pestë i këtij festivali tradicional do të zhvillohet me 2 gusht.

Në këtë edicion të këtij festivali gjithashtu do të interpretojnë edhe Fisnikët, Dren Abazi dhe Zig Zag orchestra, Florent Abrashi & The band, MC Beka, DJ Gamble, DJ Dalool & Freaky Boy, DJ James etj.