Familjarët bëjnë roje rreth trupit të Bobbi Kristina

  • 01 August 2015 - 13:23
Familjarët bëjnë roje rreth trupit të Bobbi Kristina
Funerali i vajzës së Whitney Houston, Bobbi Kristina, i ka shqetësuar familjarët e saj.

Familja Brown janë në alarm dhe të frikësuar se dikush nga familja Houston do ta fotografojë trupin e së ndjerës dhe ta shpërndajë fotografinë.

Burimet e afërta me familjen Brown i kanë thënë TMZ-së se ata po frikësohen që do të përsëritet ngjarja si me Whitney Houston, kur ajo është fotografuar brenda arkivolit të saj dhe fotoja në fjalë ka përfunduar në ballinën e revistës, transmeton Klan Kosova.

Përderisa familja Brown ishin të padëshiruar në funeral, besohet se dikush nga familja Houston e kishte bërë fotografinë.

Familja Brown po planifikojnë të mblidhen bashkë dhe të bëjnë roje rreth vajzës dhe me sytë e tyre duke e përcjellur vazhdimisht familjen Houston.