Snoop Dogg ndalet nga policia me 442 mijë dollarë kesh në Itali

  • 01 August 2015 - 18:07
Snoop Dogg ndalet nga policia me 442 mijë dollarë kesh në Itali

Policia italiane i ka konfiskuar gjysmën e parave reperit Snoop Dogg në Milano. 

Edhe një problem me autoritet evropiane për reperin Snoop Dogg. Ai pasi është kapur me drogë në Suedi, tani është ndaluar në Itali me një shumë të madhe parash kesh me veti.

Policia italiane e ka ndaluar reperin me 442 mijë dollarë me vete, ndërsa gjysma e kësaj shume i është marrë nga policia në Milano pasi bëhet fjalë për rast të shpërlarjes së parave, transmeton Lajmi.net.

Snoop Dogg ka qenë duke u kthyer nga performanca në Kalabri ndërsa të dielën duhet të performojë në festivalin Kendal Calling në Angli