Enca Haxhia, së shpejti duet me Erën?

  • 02 August 2015 - 12:51
Enca Haxhia, së shpejti duet me Erën?

Këngëtarja seksi nga Shqipëria, Enca Haxhia ka bërë të ditur se së shpejti do të lansoj një duet veror me një  këngëtare, por nuk ka bërë të ditur emrin e saj.
“Besoj se kënga ka me u pëlqy shumë. Femra është seksi. Kënga është shumë verore”. Kur është pyetur nga prezantuesi se a flitet se dueti do të jetë me Era Istrefin ajo ka buzëqeshur dhe ka thënë: “Është përfol por…”, ka thënë Enca, në emisionin ‘1 kafe me Labin’, transmeton "Kosova Sot ONLINE".
Ajo ka bërë të ditur se edhe gjatë vitit do të bëj edhe dy duete tjera. Poashtu, ka zbuluar se do ta realizoi edhe një duet me reperin Noizy.
Ajo ka thënë se s’ka asgjë për të fshehur as diçka për të treguar. “jeta ime private është shumë e qetë për momentin”, ka deklaruar ajo.

Image

 

(Kosova Sot)