Nga buzët tek gjoksi, aktorja turke bën ‘namin’ me operacione plastike (Foto)

  • 26 December 2017 - 10:53
Nga buzët tek gjoksi, aktorja turke bën ‘namin’ me operacione plastike (Foto)

Për publikun shqiptar, aktorja turke Hande Erçel është bërë e famshme falë serialit “Jetë”, ku ajo luante rolin e  Hajatit. Por sot, duket se aktorja është shumë më ndryshe nga ç’mund ta mbani mend nga roli në serial. Siç raportojnë mediat turke, Erçel së fundmi i është nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike, duke marrë një pamje tërësisht të re.

Mësohet se pak muaj më parë, aktorja bukuroshe ka bërë një operacion plastik për zmadhimin e gjoksit, por nuk është ndalur me kaq.  E shqetësuar për faktin se fytyra e saj dukej shumë e madhe në ekran, burime nga një klinikë estetike kanë bërë të ditur se Erçel ka bërë një ndërhyrje në mollëza për t’i zvogëluar ato. Gjithashtu, thuhet se ajo ka bërë edhe një tjetër ndërhyrje për të rritur volumin e buzëve.

(Kosova Sot)