‘Top 5’, këto janë këngëtaret më të paguara për vitin 2017

  • 26 December 2017 - 17:41
‘Top 5’, këto janë këngëtaret më të paguara për vitin 2017

Pasi Adele fitoi çmimin ‘Grammy’ për albumin e vitit në shkurt, ajo e ndau atë përgjysmë, duke pretenduar se fituesja e vërtetë duhej të ishte Beyonce. Kjo gjë mesa duket ndikoi edhe tek fansat, duke qenë se sipas Forbes këngëtarja më e paguar e vitit rezultoi pikërisht Beyonce. Këngëtarja ka fituar 105 milion dollar, të ardhura që vijnë nga shitja e albumit ‘Lemonade’ dhe nga turnet në vende të ndryshme të botës.
E dyta në listën e këngëtareve më të paguara rezulton Adele me 69 milion dollarë fitim. Sipas disa këngëtarëve kjo vjen për shkakun se Adele krijon muzikë që dëgjohet nga të gjitha moshat dhe zëri i saj përcjell shumë emocion.
Taylor Swift renditet si këngëtarja e tretë më e paguar për 2017 me 44 milion dollarë. Fitimet e saj kanë ardhur kryesisht prej turneut ‘1989’ në vende të ndryshme , si dhe nga shitja e albumit të saj ‘Reputation’.

E katërta është Celine Dion me 42 milion dollarë. Ndërsa në vendin e pestë renditet Jennifer Lopez me 38 milion dollarë që vijnë kryesisht prej spektaklit të ri “World of Dance” ku Jennifer është edhe gjyqtare, edhe prodhuese.

(Kosova Sot)