Adelina Tahiri në prag të martesës me milionerin 50-vjeçar, fansat e akuzojnë se është lidhur për interes

  • 26 December 2017 - 17:45
Adelina Tahiri në prag të martesës me milionerin 50-vjeçar, fansat e akuzojnë se është lidhur për interes

Fejesa e këngëtares Adelina Tahiri ka shkaktuar shumë këto ditë, në lidhje edhe me identitetin e partnerit që artistja e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë. Por nuk vonoi shumë që përmes disa fotove të publikuara në Instagram, Adelina deklaroi vetë se mori propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar edhe unazën super të shtrenjtë. E më në fund, identiteti i tij u zbulua, dhe ai është Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni.

Ky avokat njihet për lidhjet e tij me Nikola Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE. I fejuari i Adelinës komentohet si një njeri i pushtetshëm dhe kjo është arsyeja pse lajmi i fejesës së artistes u komentua kaq shumë. Ndërkohë, flitet se çifti po bën planet e martesës, që do të jetë një ceremoni super luksoze me të ftuar të rëndësishëm. E direkt pas ceremonisë së fejesës nuk vonoi shumë dhe vetë Adelina postoi në Instagram foton dhe lajmin që publikoi “Prive”, ku partneri i saj 50- vjeçar, pra gati 25 vite më i madh në moshë, shfaqej në stil sportiv. Nuk vonuan shumë dhe shpërthyen komentet kundër Adelinës, pasi sipas tyre është skandaloze që një vajzë 26- vjeçare, e re dhe e bukur si Adelina të martohet me një burrë në moshën e babait të saj. Sipas tyre, ky vendim i artistes duket hapur që është bërë për paratë e tij, pra, për interes. Vetë Adelina i ka injoruar komentet duke lënë të nënkuptohet se ajo në të vërtetë ka rënë kokë e këmbë në dashuri me të.

ADELINA TAHIRI, DIKUR, ANKOHEJ SE NUK I ECNIN LIDHJET

Këngëtarja Adelina Tahiri ka hyrë shumë e vogël në tregun e muzikës dhe karriera e saj, natyrisht, është shoqëruar me histori nga jeta private. Shpesh për këngët e saj melankolike është frymëzuar nga historitë e saj të dashurisë, duke u shprehur në ndonjë intervistë se s’kishte shumë fat në dashuri pasi nuk i ecnin lidhjet. Një nga historitë e saj më të komentuara ka qenë me futbollistin Lorik Cana, të cilit u fol se i dedikoi një këngë. Ajo ka lindur në Shkup të Maqedonisë dhe ia ka dalë të bëhet e famshme edhe në Kosovë e Shqipëri. Ndër albumet e këngëtares së muzikës Pop, përmendim “Jasha-jasha, oj shoqëri”, “Eliksir”, “Nuk jam Penduar”. Ndër këngët që i kanë dhënë më shumë famë janë “S’je i pari”, “Ti mos u kthe” “Ëndërr e vjetër”, “Dua të më duash”, “Whisky”, “Bukuroshi i Mamit”, etj.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot)