Fotoja e Endrit Mërtirit thyen rekordin e Dolce&Gabanna-s

  • 27 December 2017 - 16:26
Fotoja e Endrit Mërtirit thyen rekordin e Dolce&Gabanna-s

Dolce & Gabbana mund të konsiderohet ëndërr për shumë fotografë e modelë, që aspirojnë të çajnë në botën e modës. Kështu mund të ketë qenë dhe për Endrit Mërtirin dhe grupin e modelëve që kanë pozuar në prezantimin e koleksionit të ri të markës prestigjioze italiane.

Endriti bashkë me modelët shqiptarë, mes tyre dhe Alban Ramosaj dhe artisten e makeup-it dhe flokëve, Suela Cangu, kanë përjetuar një goxha sukses në bashkëpunimin e tyre me Dolce & Gabbana, që jo vetëm është pëlqyer nga stilistët italianë, por dhe nga ndjekësit e faqes zyrtare të Dolce-s.

Fotoja e publikuar më lart është më e pëlqyera në Instagramin e Dolce & Gabbana-s, me më shumë se 200 mijë pëlqime, më shumë se 5,920 foto të tjera. Dhe në periudhën sot kur sukseset maten me pëlqime dhe ndjekës në rrjete sociale, Endrit Mërtiri padyshim i ka siguruar vetes një tjetër bashkëpunim.

 

(Kosova Sot)