Malli për shtëpinë

  • 27 December 2017 - 20:24
Malli për shtëpinë

Bridget Malcolm mallëngjehet kur pyetet rreth shtëpisë

E lindura në Perth është bartur për të jetuar në Nju-Jork në moshën 17 vjeçe për ta provuar modelimin, dhe deri në moshën 23 vjeçe, ajo ka siguruar një vend në pistën e "Victoria's Secret". Por, Bridget Malcolm ka bërë me dije se ajo 'ka kaluar shumë kohë duke ndjerë mallin për vendin', derisa ajo në mbarë botën dhe vende të huaja ka ndjekur ëndrrën. Tani, bukuroshja 26 vjeçe ka shkruar te "bridgetmalcolm.com.au", duke e pranuar: 'Thomas Wolfe e kishte mirë, kurrë nuk mund të kthehesh në shtëpi'. Bridget po u përgjigjej pyetjeve nga adhuruesit e saj kur ishte pyetur si ndihet kur udhëton nëpër krejt botën, duke takuar njerëz dhe tradita të ndryshme. 'Unë ndjej shumë mall për vendin tim, që nuk ekziston më dhe se ka ekzistuar vetëm për pak kohë".

(Kosova Sot)