Viti që po vjen, edhe më i begatshëm

  • 28 December 2017 - 08:51
Viti që po vjen, edhe më i begatshëm

Nëse kemi menduar se Rita Ora e ka dominuar vitin 2017, atëherë ajo ka edhe shumëçka tjetër nën mëngë për vitin që po vjen. Vetëm javën e kaluar, këngëtarja e 'Anywhere' ka paralajmëruar se do të lansojë një duet me Liam Payne për filmin e ri "Fifty Shades", e tani edhe bashkëpunimi me Cardi B është opsion. Reperja raportohet t'i jetë bashkuar Ritës për himnin e vajzave të quajtur 'Girls', me të cilin ajo ka debutuar me "Charli XCX" dhe "RAYE" në festival këtë verë. 'Girls' ishte thënë se do të jetë kënga e dytë e albumit të Ritës, por ishte zëvendësuar me 'Anywhere' - që nuk ishte zgjedhje e keqe, megjithëse tani po shihet se e ka radhën. Në muajin nëntor ishte thënë se Bebe Rexha do ta merrte vendin e "RAYE", dhe tani paraqitja e Cardi B është konfirmuar nga "That Grape Juice". 

(Kosova Sot)