Nuk fshihet barku i fryrë!

  • 28 December 2017 - 09:00
Nuk fshihet barku i fryrë!

Kylie Jenner ka pozuar përkrah motrës së saj shtatzënë Khloe Kardashian, derisa ajo ka bërë një paraqitje të rrallë në mediet shoqërore. Bukuroshja 20 vjeçe mendohet se është shtatzënë dhe po pret të lindë pothuajse në të njëjtën kohë sikurse edhe motra e saj Khloe, 33 vjeçe. Por, ajo mbetet ta konfirmojë shtatzëninë e saj, derisa trupin po e fshehë nga "Instagram"-i dhe "Snapchat"-i. Khloe ka pozuar duke treguar barkun e saj, por jo edhe Kylie, derisa adhuruesit e saj në mbarë botën po presin që ajo ta konfirmojë shtatzëninë. 

(Kosova Sot)