E kritikuan për dhëmbin e arit, kështu kundërpërgjigjet Rita
Këngëtarja e njohur Rita Ora ditë më parë është kritikuar shumë nga fansat e saj për shkak se ajo për festën e Krishtlindjeve kishte bërë të ditur se tash e tutje ka një dhëmb të arit.
Kjo nuk ishte pëlqyer aspak nga fansat të cilët ishin drejtuar me kritika të shumta ndaj këngëtares.
“Më vjen keq por dhëmbi i artë duhet të largohet. Shum katastrof pot rrin”,“Gjyshja jeme e ka qe 35vjett edhe nuk e reklamon qishtuu...”,“Gabim shumë gabim, duket e tmerrshme dhe o Zot unë shpresoj që kjo nuk është e përhershme”, ishin disa nga komentet që i kishin bërë fansat.
Mirëpo, Rita duket se nuk është mërzitur shumë nga ajo që kanë thënë fansat.
Ajo në llogarinë e saj në Instastory përsëri ka publikuar një fotografi ku vë në pah dhëmbin e arit.
Kujtojmë se këtë vit Rita është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me projekte të reja muzikore.
(Kosova Sot-