Fansat zhgënjehen nga Adelina, kritika e ofendime për martesën e saj (FOTO) - VIP - Kosova Sot
Fansat zhgënjehen nga Adelina, kritika e ofendime për martesën e saj (FOTO)

Fansat zhgënjehen nga Adelina, kritika e ofendime për martesën e saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri vazhdon të jetë kryelajm në mediet rozë.

Ashtu sikurse për fejesë, Adelina përsëri i zë fansat e saj në befasi.

Këngëtarja e famshme mbrëmë dha lajmin se tani është zyrtarisht e martuar.

“Zyrtarisht e martuar”, ishte mbishkrimi që ka lënë Adelina sipër fotografisë ku shihet duke nënshkruar kurorëzimin.

Mirëpo, ky lajm nuk është se u mirëprit mirë nga fansat e saj. Shumë prej tyre shprehen të zhgënjyer pasi që deri më tani e kanë dashur shumë atë si këngëtare.

Fejesa e martesa me avokatin më të pasur maqedonas Seryzha Markov, përsëri ka ngjallur reagime të shumta.

Sipas komentuesve të shumtë, Adelina nuk duhet të martohet asnjëherë me një maqedonas.

Ndoshta Adelina ka pritur se kështu do të ndodhë me reagime dhe për këtë gjithmonë është munduar ta mbajë sekret personin që ia rrëmbeu zemrën.

Kujtojmë se këngëtarja Tahiri pritet ta bëjë dasmën në vitin 2018, mirëpo nuk ka treguar datën.

Ndryshe, pasi këngëtarja seksi kishte bërë të ditur lajmin se i ka thënë “PO” , propozimit nga i dashuri i saj u përfol se i fejuari misterioz është biznesmeni rus Sergej Samsonenko, mirëpo ky lajm u demantua menjëherë nga këngëtarja duke thënë se as që bëhet fjalë për Samsonenkon.

Image

 

(Kosova Sot)

22 orë e 2 minuta më parë
23/07/18