Çiljeta ndryshon ‘look’, kthehet tek flokët e zeza dhe me balluke

  • 28 December 2017 - 17:15
Çiljeta ndryshon ‘look’, kthehet tek flokët e zeza dhe me balluke

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është parë shpesh të ndryshojë ‘look’ edhe prej faktit se ajo gjithmonë i’a beson pamjen nënës së saj, që është një parukiere shumë e zonja. Megjithatë po bënte disa kohë që ne ishim mësuar me flokët e shkurtër dhe ngjyrë gështenjë të Çiljetës. Por mesa duket erdhi koha për një ndryshim përsëri. Në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Çiljeta ka publikuar dy foto me flokë të shkurtër me baluke dhe në ngjyrë të zezë. Ajo ka shkruar: “Kur e zbukurojnë duart e mamit tënd”. Ky ‘look’ i ri është mirëpritur nga fansat e këngëtares dhe ajo në të vërtetë duket shumë bukur.

Image

(Kosova Sot)