S'ka më aplikacion - VIP - Kosova Sot
S

S'ka më aplikacion

Kendall Jenner, përmes porosisë emocionale, lajmëron adhuruesit për vendimin e saj S upermodelja ka konfirmuar vendimin e saj për heqjen dorë nga platforma. Adhuruesit që pëlqejnë të dinë për gjërat e përditshme të Kendall Jenner-it kanë pranuar informacione se supermodelja e bukur më nuk do ta rifreskojë aplikacionin e saj në vitin 2018. Modelja 22 vjeçe e ka konfirmuar vendimin e saj për të hequr dorë nga palatforma përmes një porosisë emocionale, të cilën e kishte postuar në uebsajtin e saj. Ajo filloi: "Teksa po shikoj drejt vitit që po vjen, qëllimet dhe prioritetet e mia kanë ndryshuar. Kam pasur diç më shumë se 2 vjet që isha në lidhje me të gjithë, por kam marrë një vendim të rëndësishëm që në vitin 2018 mos ta rifreskoj aplikacionin tim". Kendall paraprakisht e ka përdorur aplikacionin për t'i dokumentuar punët e saj, veshjet dhe talentet.

(Kosova Sot)

15 orë e 3 minuta më parë
26/09/18