Bella Hadid – yll i vitit 2017 - VIP - Kosova Sot
Bella Hadid – yll i vitit 2017

Bella Hadid – yll i vitit 2017

Bella Hadid është kameleone e modës. Bukur shumë sikur edhe sensacioni i muzikës pop, Rihanna, Bella Hadid është krijuese e palodhshme e trendëve.

Edhe pse është duke u marrë me modelim vetëm për pak sezone, Bella Hadid tanimë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e modës dhe, viti 2017 u tregua si më i suksesshmi deri më tani për të. Duke filluar nga qilimat e kuq në Kanë, e deri te “Met Gala”, paraqitjet e Bella Hadidit asnjëherë nuk ka kaluar pa bërë bujë.

Shumë nga trendët e krijuar sivjet nga Bella Hadid, përfshijnë aksesorët. Bashkë me Kendall Jennerin, ajo solli përsëri hijet ‘Matrix’, lansoi kapelën e kapitenit dhe demonstroi sesi një çantë e vogël femre (Dior ose Staud) mund të përdoret në epokën moderne. 

(Kosova Sot)

13 orë e 18 minuta më parë
21/04/18