Shkoi në Tajlandë për turizëm aventure, aktorja e njohur kafshohet nga gjarpri

  • 29 December 2017 - 12:26
Shkoi në Tajlandë për turizëm aventure, aktorja e njohur kafshohet nga gjarpri

Lindsay Lohan është një nga aktoret më të njohura të kinemasë botërore dhe me një karrierë të pasur. Duket se ylli hollivudian këto ditë të fundit të 2017-ës ka preferuar t’i kalojë duke iu dedikuar turizmit të aventurës.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ajo ka zbuluar se është kafshuar nga gjarpri gjatë një vizite në Tajlandë.  “U kafshova nga gjarpri një ditë më pas … Ana pozitive e kësaj është se jam në rregull. Urime Viti i Ri dhe Zoti ju bekoftë”, përfundon ajo.

(Kosova Sot)