Sikur të mos ishte aktore, do të ishte...

  • 29 December 2017 - 12:45
Sikur të mos ishte aktore, do të ishte...

Jennifer Lawrence me gjasë është duke shijuar kulminacionin e karrierës së saj në film, edhe pse kurrë nuk i dihet, ndoshta mund të arrijë edhe më lart. Megjithatë, ajo ka gjetur pak kohë, që të përsiatë rreth asaj se, po të mos ishte aktore, çfarë pune do të bënte. Çka mendoni ju?

Në një intervistë me Oprah Winfrey, ajo deklaroi se kurrë nuk kishte menduar se do ta kishte një karrierë kaq të suksesshme, sikur që e ka tani. E, kur u pyet se me çka do të merrej, po të mos ishte aktore, ajo tha se do të merrej me dizajn të enterierit. Ajo thotë se ky ishte profesioni i vetëm që ajo njihte, meqë nëna e saj kishte një mik që merrej me dizajn të enterierit. Mik?! Nejse, le të mos dalim nga tema! 

(Kosova Sot)